Për të shmangur infektimin e punonjësve kufitare me Covid-19, Greqia ka propozuar që kontrolli shëndetësor i paasgjerëve të bëhet para kontrollit të pasaportave.
Të gjitha ata që rezultojnë pozitivë, do të kthehen mbrapsht pa vënë në rrezik punonjësit e doganës greke.
Lajmin e komunikoi zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Nikos Hardalia në Janinë.
Aktuliash lejohet të kalojnë kufirin për në Greqi:
- Shtetasit grekë;
- Shqiptarë me leje qëndrimi greke;
- Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;
- Trupi diplomatik për arsye pune;
- Shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;
- Drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra.
Të gjithë ata që udhëtojnë drejtë Greqisë duhet të kenë me vete test PCR që tregon se personi nuk është i infektuar.