Greqia përshëndet vendimin e Turqisë për të tërhequr anijen nga ishulli grek

Nga Exit News
Greqia përshëndet vendimin e Turqisë për të tërhequr anijen nga ishulli grek

Kryeminitri grek Kyriakos Mitsotakis ka përshëndetur vendimin e qeverisë turke për të përfunduar punën e anijes kërkimore në brigjet e ishullit grek.

Në një konferencë për shtyp në Selanik, kryeminstri Mitsotakis deklaroi:

‘Kthimi i anijes ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi në këtë aspekt. Ne duam të bisedojmë me Turqinë, por në një klimë ku nuk do të ketë provokime.’

Prej 20 gushtit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm mes Greqisë e Turqisë, pasi kjo e fundit kishte dërguar anije për kërkime dhe shpime për gaz e naftë në brigjet e ishullit grek Kastellorizo. Prania e anijeve turke në brigjet e ishullit, ka bërë që dhe Greqia të dërgojë anijet e veta për të vëzhguar punën e anijeve turke.

Bashkimi Europian e ka paralajmëruar disa herë Turqinë për vendosjen e sanksioneve ndaj saj për shkelje të ujërave territoriale të vendeve të BE-së, nëse ajo nuk tërhiqte anijen.

Vitin e kaluar, BE miratoi një sërë sanksionesh ndaj Turqisë pas operacioneve të paautorizuara të gazit në ujërat qipriote.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>