Mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Athinën veriore gjatë natës ndërsa vatrat e zjarrit u përhapën nga Varybobi në Kryoneri, Drosopigi dhe Ippokrateios Politeia, në autostradën kombëtare Athinë-Lamia në Afidnes dhe në Ageios Stefanos, Polydendri, Kapandriti, Pefkofyto, njofton Kathimerini.
Banorët në Vothonas dhe Marathon gjithashtu u evakuuan në orën 5 të mëngjesit të së premtes, pasi shërbimi i zjarrfikesve tregoi se zjarri kryesor ishte ndarë në fronte të shumta, duke u përhapur në drejtime të ndryshme.
Shërbimi zjarrfikës po përgatitet gjithashtu për erërat e forta që janë parashikuar në Atikë dhe pjesën tjetër të Greqisë.
Raportet e mëngjesit të së premtes treguan se dhjetëra shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar, ndërsa nënkryetari i bashkisë së Afidnes, Giorgos Dostis, i tha Skai TV se ai vlerëson se zjarri ka shkatërruar një sipërfaqe prej të paktën 4 500 deri në 5 000 hektarë.
Megjithatë, nuk ka pasur humbje jete, dhe vetëm disa dhjetra të shtruar në spital, kryesisht zjarrfikës që kanë pësuar djegie të vogla, por edhe banorë që janë mbytur nga tymi i zjarreve.