Greqia regjistroi të mërkurën 1,151 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 8 u identifikuan në pikat e hyrjes së vendit, tha Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik .
Në 24 orët e fundit në vend humbën jetën 27 persona.
Greqia regjistron gjithsej 159,866 raste, nga të cilat 5,999 kanë të bëjnë me udhëtimet nga jashtë.
246 të infektuar janë në intubim dhe mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.
Nga fillimi i pandemisë, në Greqi kanë humbur jetën 5,878 persona me Covid-19. Mosha mesatare e viktimave është 79 vjeç.
Javën e fundit autoritetet greke rivendosën kufizime të reja në Athinë, por 48 orët e ardhshme do të përcaktojnë nëse do të kërkohet zbatimi i menjëhershëm i masave më të ashpra.