Greqia regjistron 1 496 raste të reja dhe 17 viktima

Nga Exit News
Greqia regjistron 1 496 raste të reja dhe 17 viktima

Greqia regjistroi të mërkurën 1 496 raste të reja me COVID-19 dhe 17 viktima. 795 raste janë identifikuar vetëm në Atikë.

Katër prej rasteve u identifikuan nga kontrollet në hyrje të vendit.

284 pacientë janë në intubim, ndërsa numri total viktimave që nga fillimi i pandemisë është 6 034.

Qeveria greke ka zgjatur masat kufizuese me Shqipërinë deri më 22 shkurt.

Konkretisht autobusët, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi.

Udhëtimet me avion mund të kryhen vetëm në aeroportin Nënë Tereza dhe El. Venizelos.

Qytetarët shqiptarë që duan të shkojnë në Greqi për arsye turistike nuk do të lejohen.

Personat që nuk kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi greke nuk mund të udhëtojnë drejt shtetit fqinj.

Të gjithë personat që lejohen të hyjnë në Greqi duhet të kenë testin negativ të COVID-19, 72 orë para nisjes dhe të kryejnë një karantinë prej 7 ditësh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>