Greqia regjistroi të dielën 484 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit në Greqi humbën jetën 17 persona si pasojë e koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i viktimave është 5 796 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa rastet totale të të infektuarve janë 156 957 persona.
Prej tyre 52% janë meshkuj. Aktualisht në Greqi 255 persona janë në intubium.
Mosha mesatare e personave në intubim është 69 vjeç.