Greqia rikthen karantinën e plotë deri në 11 janar

Nga Exit News
Greqia rikthen karantinën e plotë deri në 11 janar

Greqia ka vendosur sërish karantinën e plotë kombëtare, e cila do të zgjasë të paktën deri në 11 janar.

Vendimi u lajmërua të shtunën nga qeveria greke, e cila tha se synon që të ngadalësojë shpërhapjen e virusit dhe lehtësimin e spitaleve nga të shtruarit.

Duke filluar nga 3 janari, do të ndalohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Bizneset do të mbyllen, ndërsa hapur do të qëndrojën vetëm dyqanet me artikuj jetësorë dhe farmacitë.

Qeveria këshilloi qytetarët që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe të mos lëvizin nëse nuk kanë raste emergjence.

Deri më tani Greqia ka regjistruar 133 mijë të infektuar dhe rreth 4400 viktima me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>