Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë për dy javë

Nga Exit News
Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë për dy javë

Qeveria greke ka zgjatur edhe dy javë të tjera masat kufizuese me Shqipërinë, njoftoi të hënën ambasada greke në Tiranë.

Masat aktuale që kufizojnë lëvizjen nga Shqipëria drejt Greqisë do të mbeten në fuqi deri më 22 shkurt.

Konkretisht autobusët, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi.

Udhëtimet me avion mund të kryhen vetëm në aeroportin Nënë Tereza dhe El. Venizelos.

Qytetarët shqiptarë që duan të shkojnë në Greqi për arsye turistike nuk do të lejohen.

Personat që nuk kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi greke nuk mund të udhëtojnë drejt shtetit fqinj.

Të gjithë personat që lejohen të hyjnë në Greqi duhet të kenë testin negativ të COVID-19, 72 orë para nisjes dhe të kryejnë një karantinë prej 7 ditësh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>