
Greqia po teston çdo ditë 9 mijë persona që hyjnë në vend, përmes pikave kufitare tokësore, si masë për të parandaluar hyrjen e personave të infektuar.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Koztamanis theksoi se autoritetet “nuk po i lënë asgjë rastësisë” dhe se po tregojnë kujdes maksimal me lejimin e udhëtarëve të huaj në vend.
Zëvendësministri lajmëroi po ashtu se në pikën kufitare të Kakavijës numri i testeve është i ulët pasi aty lejohet të kalojnë vetëm punëtorët që udhëtojnë midis Greqisë dhe Shqipërisë, qytetarët grekë dhe shqiptarët me vendbanim në Greqi.
Që prej 6 gushtit, kalimi në pikat kufitare të Greqisë bëhet vetëm gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në orën 22:00.
Vendimi për oraret e shkurtuara të punës dhe rritjes së numrit të testimeve u mor pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në Greqi, javën e kaluar.