Greqia urdhëron mjekët privat të bashkohen në luftën ndaj Covid

Nga Exit News
Greqia urdhëron mjekët privat të bashkohen në luftën ndaj Covid

Ministri i Shëndetësisë në Greqi ka urdhëruar që mjekët e sektorit privat në Athinë, të ndihmojnë në luftën kundër valës në rritje të koronavirusit në vend.

Vassilis Kikilias deklaroi të hënën se megjithë thirrjet e përsëritura për ndihmë vullnetare nga mjekë privatë, shumë pak iu përgjigjën.

Prandaj, tha ministri, urdhëroi bashkëpunimin e specialistëve të patologjisë, pneumonologjisë dhe mjekësisë së përgjithshme.

Kikilias kishte paralajmëruar më herët se do të merrte masa nëse nuk dilnin të paktën 200 vullnetarë brenda 48 orëve, sipas AP.

Ishte masa e fundit, nëse doni, në kontekstin e planit të urgjencës të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe u vendos që tani ishte e nevojshme të mobilizoheshin mjekë privatë si pjesë e kësaj lufte të madhe, kësaj përpjekjeje kombëtare, në fund të fundit mundësitë për pjesëmarrje vullnetare ishin shteruar, ”tha zëdhënësi i qeverisë, Peloni.

Urdhri prek rreth 206 mjekë për një perjudhë një mujore, janë shprehur autoritetet shëndetësore.
Greqia ka përjetuar një rritje të rasteve me COVID-19, pavarësisht masave, me dhjetëra vdekje të regjistruara përditë, si dhe numra në rritje të pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv.

Rreth 500 njerëz shtrohen në spital çdo ditë në të gjithë vendin, thonë autoritetet shëndetësore, 200 prej të cilëve vetëm në rajonin e Athinës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>