Greqia, dozë përforcuese për personat e rrezikuar e ato mbi 60-vjeç

Nga Exit News
Greqia, dozë përforcuese për personat e rrezikuar e ato mbi 60-vjeç

Qeveria greke do të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës antiCovid për grupmoshën mbi 60 vjeç ose ata kategoritë që janë më të rrezikuara.

Lajmi u konfirmua të dielën për Agjencinë e Lajmeve AM-NA nga një anëtar i komitetit qeveritar të ekspertëve për shëndetin, Vana Papaevangelou.

Ajo deklaroi se doza e tretë ishte domosdoshmëri për personat mbi 60 vjeç, pasi të dhënat kanë treguar se intensiteti i përgjigjes imune varej nga mosha.
“Ne kemi njoftuar se ata mbi 60 vjeç do të kenë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës sepse studimet laboratorike dhe shifrat epidemiologjike tregojnë se sa më i vjetër është një person dhe aq më e madhe është periudha që ka kaluar që nga doza e dytë – të paktën gjashtë muaj – aq më të larta janë shanset që ata të infektohen me virusin,” pohoi Papaevangelou.

Ajo sqaroi se, gjithsesi, gjasat për të vuajtur simptoma serioze dhe vdekje ishin të ulëta.

Doza përforcuese do t’i ofrohet gjithashtu edhe profesionistëve të shëndetit në Greqi, pasi edhe ata përbëjnë një kategori të veçantë për shkak të ekspozimit të lartë ndaj virusit.

Papaevangelou shtoi se ruajtja e efektivitetit të vaksinës për të shmangur infeksionet në personelin e kujdesit shëndetësor ishte e rëndësishme për të shmangur dobësimin e sistemit shëndetësor nëse një numër i madh i personelit sëmurej.

E pyetur doza e tretë do t’i ofrohet popullatës së përgjithshme, Papaevangelou shpjegoi se ishte skeptike dhe se pajtohej me qëndrimin e Organizatës Botërore të Shëndetit se përparësia duhet t’i jepet vaksinimit në vendet më të varfra.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>