Grupe të shumta neo-nazistë po lulëzojnë në platformat e mediave sociale pavarësisht angazhimit të tyre për të luftuar ekstremizmin, raporton Associated Press.
Dhjetëra grupe të së djathtës ekstreme po përdorin Facebook, YouTube dhe Instagram për të përhapur ideologjinë e tyre, për të tërhequr anëtarë të rinj dhe për të gjeneruar miliona fitime përmes shitjes së biletave për aktivite dhe shitjes së produkteve reklamuese.
Projekti kundër ekstremizmit gjeti 39 profile në Instagram, 16 profile në Twitter dhe 34 kanale në YouTube, të cilat kanë marrë mbi 9.5 milion shikime. Këto profile janë shënuar si ekstremiste nga qeveria gjermane, sipas AP.
Grupet në Facebook shmangin shkeljet flagrante të rregullave të tilla si përdorimi i gjuhës së urrejtjes. Por klikimi në butonin “shiko dyqanin” në faqen e një grupi në Facebook tregon këmisha për shitje që shkruajnë “Ngjyra ime e preferuar është e bardha”.
Facebook i tha AP se punëson 350 njerëz, puna kryesore e të cilëve është të luftojnë terrorizmin dhe urrejtjen dhe se po heton faqet dhe llogaritë e shënuara.
Një zëdhënës i Facebook tha se kompania kishte hequr mbi 6 milion pjesë të përmbajtjes të lidhura me urrejtjen e organizuar globalisht midis prillit, sipas AP.
“Ne ndalojmë organizatat dhe individët që kanë reklamojnë dhunën, ose janë të përfshirë në dhunë”, tha zëdhënësi i Facebook, për AP.
Google tha se nuk ka interes për t’i dhënë shikueshmëri përmbajtjes së tyre në YouTube dhe po shikonte llogaritë e identifikuara, sipas AP.
Një zëdhënës i Twitter tha për AP se është e angazhuar për të siguruar që biseda publike të jetë “e sigurt dhe e shëndetshme” dhe se “kërcënimi ose promovimi i ekstremizmit të dhunshëm është kundër rregullave tona”‘