Grupi Demokrat shkarkon Hajdarin si kryetare, vihet në diskutim ekzistenca e grupit parlamentar

Nga Exit News
Grupi Demokrat shkarkon Hajdarin si kryetare, vihet në diskutim ekzistenca e grupit parlamentar

Grupi Parlamentar Demokrat ka shkarkuar nga detyra, më 12 maj, deputeten Rudina Hajdarin si kryetare të grupit.

Vendimi është marrë nga 6 deputetë të grupit:

  1. Halit Valteri,
  2. Arlind Çarçani,
  3. Myslim Murrizi,
  4. Halil Jakimi,
  5. Alban Zeneli,
  6. Korab Lita.

Rudina Hajdari  dhe Arben Elezi kanë qenë prezente në mbledhje, por nuk e kanë firmosur proces-verbalin. Ndërsa deputetja Fatjona Dhimitri ka munguar.

Ky vendim ndërlikon situatën sepse me të vihet në diskutim ekzistenca e vetë grupit parlamentar. Grupi Demokratik ka në total 9 anëtarë, prej të cilëve 6 mbështesin shkarkimin e Hajdarit.

Në rast se tre anëtarët të cilët nuk kanë firmosur vendimin dhe nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje, Rudina Hajdari, Arben Elezi dhe Fatjona Dhimitri, nuk janë dakord me vendimin dhe vendosin të ikin nga grupi, atëherë grupi Demokrat shkrihet. Kjo për shkak se nevojiten të paktën 7 deputetë për formimin e një grupi parlamentar.

Rudina Hajdari është njëkohësisht bashkë-Kryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin politik ku diskutohet po diskutohet kjo reform, si dhe kryetare e Komisionit  për Integrimin Europian.

Nuk dihet ende nëse me shkarkimin si kryetare e grupit parlamentar, Zonja Hajdari do të humbasë dhe postet e tjera.

Të njëjtët deputetë kanë tentuar dhe në tetor 2019 të shkarkonin Hajdarin si kryetare të grupit dhe të emëronin në vend të saj Korab Litën.

Pak ditë pas kësaj ngjarje,  kryetarja e grupit parlamentar ‘Demokrat’ Rudina Hajdari deklaroi se është kërcënuar nga deputetë të tjerë brenda zyrës së saj në kryesinë e Kuvendit.

Ajo nuk përmendi emrin e deputetit i cili e kishte kërcënuar, por gjatë fjalës së saj në kuvend la të kuptohej se ai ishte deputeti Korab Lita.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>