Grupi kriminal "Hakmarrja për drejtësi" rikthehet për gjykim në Apel

Gjykata e Lartë riktheu, sot, për rigjykim në Gjykatën e Apelit dosjen e grupit kriminal “Hakmarrja për drejtësi”.
Gjykimi për 10 të pandehurit e grupit ka nisur që në vitin 1998. Pothuaj të gjithë të akuzuarit ndodhen jashtë Shqipërisë, pasi përfituan nga hapja e burgjeve në vitin 1997.
Akuzat që rëndojnë mbi anëtarët e bandës janë për disa ngjarje, ndër më të rëndësishmet janë vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA-s, vrasja e Bujar Kaloshit, drejtorit të burgjeve të asaj kohe, vrasje të tjera dhe vrasje në tentativë, vjedhje e rrëmbim të arkave të shtetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>