Grupimi ‘Për PD’ do të kërkojë shtyrje të afatit të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së, sipas medias. Vendimi i tyre lidhet me vendimin e SHBA-ve për t’i ndaluar hyrjen në vend ish-Presidentit Sali Berisha.
Ky grupim ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit actual Basha dhe mendohet se do të paraqesin dy kandidatura: Ibsen Elezin dhe Edith Harxhin.
Kandidaturat për kryetar partie do të paraqiten të dielën në Komisioni Zgjedhor në PD. Ndërsa zgjedhjet janë caktuar për në datën 13 qershor.