Grupimi ‘Për PD’ reagon për Këshillin Kombëtar, antistatutor dhe antidemokratik

Nga Exit News
Grupimi ‘Për PD’ reagon për Këshillin Kombëtar, antistatutor dhe antidemokratik

Kuvendi Kombëtar u mbajt në kundërshtim me statutin e PD, sipas grupimit “Për PD-në”, në një deklaratë për median, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kuvendit, të hënën.

Ata u shprehën se vendimet janë antistatutore, antidemokratike dhe antieuroatlantike.

“Mungesa e një analize të thellë nga anëtarësia për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021 por e përgatitur me shpejtësi nga grupe lobiste, si dhe mos marrja e përgjegjësisë, deri në deklarimin e humbjes si fitore, ishin butaforike dhe nuk përafrohej aspak në asnjë formë me Kuvendet e PD-së deri në vitin 2018”, theksohet në deklaratë.

Grupimi “Për PD” akuzoi kryetarin e PD-së se “tregoi dhe dëshmoi edhe një here qartë se ai që manipulon votat dhe zgjedhjet në partinë e tij, nuk ka mundësi të fajësojë tjetrin për të njëjtin krim”.

Gjithashtu, ata u shprehën se “kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar u propozuan në mënyrë klienteliste”. Ata konfirmuan se “do të vazhdojnë të jenë zëri i demokratëve të vërtetë dhe do të jetë opozitë e fuqishme në vend”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>