Gushti sjell më shumë vizitorë në muzetë e Beratit

Nga Exit News
Gushti sjell më shumë vizitorë në muzetë e Beratit

Gjatë 2 javëve të para të gushtit është rritur ndjeshëm numri i turistëve në Muzeun e Ikonografisë Onufri dhe Muzeun Etnografik në Berat, krahasuar me muajt e mëparshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Qendra Kombëtare e Muzeumeve në Berat njoftoi se në dy javët e gushtit, muzetë janë vizituar nga 98 për qind e gjithë vizitorëve të korrikut.

Ndërkohë krahasuar me qershorit, numri i vizitorëve gati është dy-fishuar.

Vizitorët vendas zënë 49 përqind të totalit, ndërsa ata të huaj 51 për qind.

Vizitorët e huaj janë kryesisht polakë, bjellorusë, çekë, ukrainas e francezë, sqaron QKM-ja.

Po ashtu, është rritur dhe më 112 për qind në gusht krahasuar me muajt e mëparshëm, numri i vizitorëve që i kanë prenotuar dhe blerë biletat për të vizituar dy muzetë.

Megjithëse numri i vizitorëve është ende i ulët krahasuar me një vit më parë, shtimi i vizitorëve në gusht është një sinjal pozitiv, duke pasur parasysh epideminë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>