Një hetim 5-mujor zbuloi të martën se guvernatori demokrat i shtetit të New Yorkut, Andrew Cuomo ka gacmuar seksualisht disa punonjëse në zyrës e tij.
Sipas raportit, cituar nga Reuters, Cuomo ngarkohet me gacmime, puthje, përqafime të padëshiruara, si dhe komente të papërshtatshme, duke krijuar një “vend pune toksik”.
Lajmi u bë i ditur nga Prokurorja e Përgjithshme, Letitia James, e cila deklaroi:
“Në mënyrë të veçantë, hetimi zbuloi se Guvernatori Andrew Cuomo ngacmonte seksualisht punonjëset aktuale dhe të mëparshëm të Shtetit të New Yorkut duke u përfshirë në prekje të padëshiruara dhe jo konsensuale dhe duke bërë komente të shumta fyese.”
Hetimi mbi Cuomon filloi më 1 mars pas një kërkese zyrtare nga zyra e tij, e cila kishte marr raportime të shumta për gacmim seksual.
James emëroi dy avokatë të jashtëm për të drejtuar hetimin: Joon Kim, një ish -prokuror federal dhe avokat në detyrë i SHBA në Manhattan, dhe Anne Clark, një avokate punësimi me përvojë në rastet e ngacmimit seksual.
Gjatë hetimit u morën ne pyetje rreth 179 persona dhe Prokuroria i quajti shpjegimet e Cuomos për akuzat si jo bindëse.
Cuomo, ashtu si babai i tij, ka fituar tre mandate si guvernator i shteti dhe u bë veçanërisht popullor vitin e kaluar, pas shpalljes së pandemisë, si një figurë me autoritet.
Ai është i divorcuar dhe ka tre vajza të rritura nga martesa.