Hajdari akuza kundër PS-PD: Në opozitë mbroni mjedisin, në pushtet digjni plehrat

Nga Exit News
Hajdari akuza kundër PS-PD: Në opozitë mbroni mjedisin, në pushtet digjni plehrat

Deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar qeverinë dhe opozitën jashtëparlamentit për abuzime me industrinë e mbetjeve.

Duke folur gjatë seancën plenare, Hajdari tha se PS e PD, kur janë në opozitë kundërshtojnë djegien e mbetjeve, ndërsa kur janë në pushtet ndajnë paratë me oligarkët e mbetjeve.

Ajo kujtoi se Rama në vitin 2004 kishte kundërshtuar idenë e ish-kryeministrit Nano për të ndërtuar një incinerator ‘me idenë që ky incenerator do jetë kundër zhvillimit të vendit sa i përket dëmit të mjedisit’.

Pastaj ajo tha se qeveria Berisha miratoi imortimin e plehrave nga Italia, ndërsa tani që PD është në opozitë vishen sikur do mbrojnë mjedisin.

Hajdari tha se si qeveria ashtu dhe opozita, kur kanë pushtet mendojnë si të ndajnë lekët me oligarkët e mbetjeve dhe jo se si të mbrojnë mjedisin apo paratë e taksapaguesve:

“Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto këta janë njerëzit që pasurohen me buxhetin e shtetit, sot krijojnë kompani fantazma dhe marrin lekët për të pasuruar 2 veta. Kjo është çfarë ndodh në Shqipëri. A ia vlen djersa juaj për t’i votuar këta njerëz kur ndajnë në fund lekët me njëri-tjetrin.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>