Hajdari akuza qeverisë për naftëtarët: Po kërkojnë vetëm rrogën për punën që kanë bërë

Nga Exit News
Hajdari akuza qeverisë për naftëtarët: Po kërkojnë vetëm rrogën për punën që kanë bërë

Deputetja Rudina Hajdari akuzoi, të enjten, qeverinë se ka lënë në harresë naftëtarët e Ballshit, të cilët kërkojnë vetëm të marrin rrogën për punën që kanë bërë.

Duke folur gjatë seancës plenare, Hajdari tha se ‘është një turp për politikën shqiptare që hesht, ndërkohë që ata punëtorë po kërkojnë pagat për të mbajtur familjet e tyre.’

Ajo tha se naftëtarët janë detyruar të protestojnë sepse ‘nuk ka kush ti mbrojë, deputetët heshtin, qeveria hesht, por edhe një opozitë që është jashtë parlamentit edhe ajo hesht dhe kjo është skandaloze.’

“Ata me të drejtë kërkojnë rrogat e tyre. A ka ndonjë procedim për këta persona nuk paguajnë punëtoret. Një grup të pangopurish që jetojnë si sheik,  ndërsa ata që kërkojnë pagat procedohen,” u shpreh Hajdari.

Sipas saj, ky sistem i padrejtë me qytetarët e ndershëm, duhet  të rrëzohet sa më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>