Deputetja Rudina Hajdari i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare dhe Kryetarit të PD-së Basha të mbështesë listat e hapura.
“Kemi shansin historik, për të përqafuar një kauzë që do e ndihmonte opozitën në ndryshime rrënjësore në zgjedhjet e ardhshme”, tha Hajdari pas përfundimit të Këshillit Politik, të hënën.
Ajo tregoi se PD pranoi se marrëveshja nuk është e plotë, nuk adreson shitblerjen e votës:
“Kam një pyetje për Bashën, pse e braktise parlamentin, pse i çove në rrugë, dhe minimum të luftoje për shit-blerjen e votës”.
Hajdari ftoi Bashën të bëjnë bashkë reformën zgjedhore:
“Duhet të rreshtohemi dhe Basha s’duhet të ketë asnjë frikë për hile. Se unë s’jam Edi Rama. Hajde e bëjmë Reformën Zgjedhore për së mbari, me ato ndryshime.”