Rudina Hajdari deklaroi, të martën, se ka marrëdhënie shumë të mira me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Në një intervistë për Report TV, Hajdari, pjesë e Nismës Thurje, deklaroi se Kim po e vëzhgon Nismën sikurse bën me të gjitha partitë.
”Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera. Vjen si pasojë që kam qenë kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë. Kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë”, tha ajo.
Deputetja deklaroi se në krye të kësaj force politike do të jetë Endri Shabani.
Ajo tha se ky vendim vjen si pasojë e eksperincës që Shabani ka në politikë.
”Mendoj që zoti Shabani ka bërë një aktivitet të lakmueshëm sa i përket themelimit të thurjes, është profesor dhe ka një eksperiencë të gjatë dhe të pasur për rolin që ka luajtur në aktivitete të ndryshme në Shqipëri si aktivist i njohur”, tha Hajdari.
Hajdari ka përsëritur se Nisma Thurje nuk do të pranojë koalicion me partië e vjetra.