Hajdari kërkon mbledhjen e Këshillit Politik të martën

Nga Exit News
Hajdari kërkon mbledhjen e Këshillit Politik të martën

Deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik të martën në orën 12:00.

Në një email, dërguar anëtarëve të KP, Hajdari përshëndeti draftin e Partisë Demokratike duke kërkuar të diskutohet mbi propozimet.

“Me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.

Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozojtakohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje.

Hajdari i kërkoi KP të miratojë me konsensus hapjen 100 perqind të listave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>