“Nuk jemi të varfër aspak. Përkundrazi, jemi shumë të pasur. Jemi te vjedhur. Por shpresën nuk na e vjedhin dot.”
Kështu deklaroi të shtunën, deputetja Rudina Hajdari gjatë prezantimit të nismës së re politike, bashkë me nismën Thurje.
Hajdari i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me nismës e tyre, për të luftuar klasën e vjetër politike, sepse ‘ende ka shpresë’ dhe ajo nuk mund të vidhet:
“Në 30 vite kjo klasë politike ka marrë gjithcka ka mundur duke dhënë pak ose aspak për shqiptarët e thjeshtë.
Ata janë pasuruar e kanë avancuar me jetët e tyre teksa shqiptari i thjeshtë ka mbetur në vend numëro.
E pra lajmi i mire është që ka shpresë. Dhe shpresa është sot këtu në këtë sallë, te mijëra të rinjtë e të rejat që po angazhohen në të gjithë vendin, te mijëra shqiptarët që po bëhen bashkë në diasporë.”
Hajdari i bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga Shqipëria, por të bashkon për të bërë ndryshimin në vend:
“Mos ik nga Shqipëria sepse ka shpresë.
Shpresa është te bashkimi ynë sot, te bashkimi ynë nesër, te bashkimi i madh i shqiptarëve në 25 prill e më tej, për të ardhmen tonë dhe të femijëve tanë.
Ju shtrij dorën të gjithëve ju që na ndiqni apo do na ndiqni. Eja bashkohemi. Na u bashko.
Sepse ka shpresë! E shpresën nuk na e vjedhin dot.”