Hajdari nis takimet me qytetarët: Kërkojnë ndryshimin larg pazareve

Nga Exit News
Hajdari nis takimet me qytetarët: Kërkojnë ndryshimin larg pazareve

Deputetja Rudina Hajdari ka nisur ditët e fundit një tur takimesh me banorët e Tiranës për të diskutuar me ta për krijimin e partisë së saj të re, bashkë me Nismën Thurje.

një postim në Facebook, Hajdari shkruan se nga bisedat me to ka kuptuar se qytetarët e thjeshtë i kanë idetë shumë më të qarta se shumica e klasës politike apo analistëve:

“Ata duan ndryshim dhe e duan atë pa kompromise dhe larg pazareve të vjetra.”

Deputetja theksoi se qytetarët duan që të jetojnë në Shqipëri, ndaj kanë nevojë për një klasë politike që i përkthen taksat e tye në investime në spitale, shkolla, rrugë dhe mirëqenie për qytetarët, jo vetëm për një grusht njerëzish me pushtet.

“[Shqiptarët] duan një forcë politike që nuk operon si biznes privat i një familjeje por si një aset publik i kontrolluar nga qytetarët,” shkruan Hajdari.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>