Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për ndryshimin e sistemit.
“Nuk ka pasur konsensus lidhur me ndryshimin e sistemit. Ne kërkojmë lista të hapur, nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin e sistemit. Ne do të luftojmë për këtë betejë”, tha zonja Hajdari pas përfundimit të takimit me Kryeministrin Rama.
Zonja Hajdari u shpreh se Kryeministri Rama pavarësisht marërdhënies “së ngushtë” me Bashën duhet të marrë oarasysh edhe kërkesat e opozitës parlamentare.