Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se opozita parlamentare do të luftojë deri në fund për ndryshimin e sistemit.
Partitë e mëdha nuk duhet të kenë frikë nga ndrysimi i sistemit, shtoi Hajadari pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend.
“Ne kemi votat dhe do e çojmë deri në fund në Kuvend. Është betejë e qytetarëve shqiptarë që të përfaqësohen denjësisht në Kuvend. Partitë politike nuk duhet të kenë frikë nga hapja e listave e ndryshimit të sistemit”, u shpreh deputetja Hajdari.