Hajdari: Parti të re politike, opozita nuk mund të jetë pronë e PD dhe LSI

Nga Exit News
Hajdari: Parti të re politike, opozita nuk mund të jetë pronë e PD dhe LSI

Deputetja Rudina Hajdari do të bëjë parti të re politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.

“Kam qenë e qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj dhe listat e hapura janë beteja ime kryesore, do kemi një moment që artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet që çdo kush që dëshiron t’i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet. Do kemi kohë kur do jem më e qartë për krijimin e partisë së re“, u shpreh Hajdari në një konferencë për shtyp me gazetarët.

Hajdari bëri një përmbledhje të reformës zgjedhore, e cila ka filluar që në 2019.

“Nëse PD dhe LSI kërkojnë sërish të imponohen duke thënë se ata do kenë monopolin e opozitës kjo për mua shkon në një shterpë sepse janë në interesa të ngushta familjare. Unë nuk jam në parlament për të mbështetur interesa familjare, por për të përfaqësuar interesat e qytetarëve”, tha deputetja Hajdari.

Ajo kritikoi qendrimin e PD-së për tërheqjen nga propozimi për listat e hapura:

“Listat e hapura është një premtim që po i jepet qytetarëve shqiptarë që nesër ata të zgjedhin atë person që meriton të shkojë në parlament”.

Hajdari tregoi se hapja e listave ishte beteja e saj për zgjedhjet e ardhshme, sepse nuk do të më të bëhet deputete “në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>