Deputetja Rudina Hajdari akuzoi PD-në e LSI-në se pasi dorëzuan mandatet dhe premtuan revolucion, tani në Reformën Zgjedhore po luftojnë vetëm për të marrë tenderin për identifikimin biometrik.
Hajdari tha se PD e LSI nuk duan të ndryshojnë sistemin, nuk duan as depolitizimin e adminsitratës zgjedhore, as votat e diasporës, por vetëm do të ketë të shkuar në Kodin Zgjedhor që fituesin e tenderit për identifikimin biometrik ta përcaktojë opozita.
Duke folur në kuvend Hajdari u shpreh:
“PS, PD, LSI ranë dakord se sistemi aktual është më i mirë. Thanë le ta lëmë sikur ishte, po kjo opozita jashtëparlamentare pse i dogji mandatet, kur numërimi, administrata është mirë. Pse i nxorët njerëzit në rrugë, pse i latë bashkitë rrugëve?
Opozita mori vetëm një tender për identifikimin biometrik. Bëri revolucion, nxori njerëzit në rrugë, bëri luftë për dy vite me radhë për tenderin e identifikimit biometrik.
Ata donin të vendosin në kod, që opozita të përcaktonte tenderin për identifikimin biometrik. E bënë gjithë atë luftë për të fituar atë tender.”