Hajdari: Pa ndryshim sistemi, nuk e votoj Reformën Zgjedhore

Nga Exit News
Hajdari: Pa ndryshim sistemi, nuk e votoj Reformën Zgjedhore

Rudina Hajdari ka deklaruar se po punon për të bindur çdo deputet të opozitës brenda në parlament të mos e votojë Reformën Zgjedhore nëse nuk parashikohet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Kur mbeten edhe 4 ditë nga afati për të arritur darkordësinë për reformën, Hajdari tha se po flet më të gjithë deputetët e opozitës, që të mos ketë rrjedhje votash.

“Ka akoma kohë, do të vazhdojë këtë betejë deri në momentin e fundit që ajo paketë vjen në parlament,” u shpreh Hajdari për ABC News.

Pas arritjes së dakordësisë në Këshillit Politik, paketa e Reformës Zgjedhore do të kalojë në kuvend për miratim. Duhen të paktën 84 vota që reforma të miratohet. Shumica socialiste ka 75 deputetë, ndërsa 47 deputetë janë të ‘opozitës së re’, shumica futur në kuvend pas lënies së mandateve nga PD, LSI, e PDIU.

Reforma nuk mund të miratohet vetëm me votat e shumicës socialiste.

Rudina Hajdari ka akuzuar vazhdimisht shumicën socialiste dhe opozitën se po bëjnë pazare në kurriz të Reformës Zgjedhore dhe se nuk kanë interes të ndryshojnë sistemin zgjedhor, por kërkojnë vetëm ndryshime sipërfaqësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>