Rudina Hajdari i ka propozuar presidentin Ilir Meta datën 2 maj si date për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 2021.
“Unë propozova 2 majin si datë të zgjedhje pasi vjen menjëherë pas 1 Majit, ditës së punëtorëve. 2 maji është festë por ka ndodhur dhe herë të tjera që janë mbajtur në ditë festë dhe kjo nuk na ka ndalur të votojmë dhe festojmë”, tha Hajdari për mediat pas takimit me presidentin Meta.
Ky është takimi i fundit i presidentit me përfaqësuesit politik për caktimin e datës së zgjedhjeve.