Hajdari: PS-PD kanë marrëveshje për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor

Nga Exit News
Hajdari: PS-PD kanë marrëveshje për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor

Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka akuzuar opozitën dhe shumicën se kanë bërë marrëveshje për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor.

“Këshilli Politik nuk është një tryezë ku diskutohet se çfarë thanë kryetarët e Partive. Kur mundohet të diskutohet për Reformën Zgjedhore, këta i bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri-tjetrin. Këta nuk kanë asnjë lloj garancie në mënyrë që për shqiptarët të ketë një garë të ndershme mes shqiptarëve”, tha Hajdari pas përfundimti të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik.

Zonja Hajdari i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen për të ndryshuar sistemin zgjedhor:

“Në këtë vend nuk ka liri dhe demokraci. U quajta tradhtare kur shpreha mendimin tim në Parlament. Këtë betejë do ta çoj deri në fund. Le të më bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor. Këta i kanë gjërat e tyre në rregull. Unë kam besimin që çdo demokrat real do më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>