Deputetja e PD-së Rudina Hajdari akuzoi qeverinë për shkatërrimin e rendit publik.
“Sot është më kollaj të shesësh drogë, se të shesësh bulmet. Shitësit e kokainës janë kudo, kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërkohë tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se po u vjen Policia”, u shpreh Hajdari në fjalimin e saj nga foltorja e Kuvendit, të hënën.
Hajdari tregoi se një 27 vjeçare në Elbasan i paguante policisë 2 mijë lekë në muaj për ta lejuar të “shiste në cep të tregut”. Gjithashtu, deputetja foli edhe për nivelin e lartë të korrupsionit në vend.
“Është më lehtë të marrësh një koncesion, se të marrësh një tezgë që të ushqesh familjen. Kjo është Shqipëria sot “,u shpreh ajo.