Hajdari takon zyrtarin amerikan: Folëm për zgjedhjet e prillit

Nga Exit News
Hajdari takon zyrtarin amerikan: Folëm për zgjedhjet e prillit

Deputetja Rudina Hajdari ka takuar Jonathan Moore, ndihmës Sekretarin amerikan për Punët Ndërkombëtare Mjedisore, për të biseduar për situatën politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari deklaroi se ka biseduar me Moore për mbi planet e saj për një nismë të re politike:

“Folëm gjatë për situatën në vend dhe i tregova mbi planet tona për të garuar me një iniciativë të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gjë e cila u prit me entuziazëm dhe dashamirësi.”

Deputetja Rudina Hajdari në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë me partinë ‘Nisma Thurje’. Ajo ka deklaruar disa herë se nuk do të bëjë koalicion me partitë e vjetra.

Në prezantimin zyrtar të Nismës Thurje, ideja kryesore e prezantuar nga përfaqësuesit e saj është se Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur nga klasën e vjetër politike, që prej 30 vitesh ka varfëruar qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>