Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se të rinjtë protestojnë për shkak të politikës. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari pohoi se politika i konsideron ata halabakë.
“Do flas për atë që ndodhi ditë më parë me të riun 25-vjeçar. Kam shpenzuar kohë në protesta dhe kam folur me të rinjtë shqiptar për të kuptuar se çfarë i shtyn për të dalë në shesh. Shumë prej tyre ndjejnë dhimbjen e Rashës. Sot shteti shqiptar nuk është në mbrojtje të të rinjve. Më e keqja është reagimi i politikës pas këtyre ngjarjeve. Të rinjtë ndjehen të revoltohet por politika i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend”
Hajdari pohoi se të rinjtë nuk kanë më asnjë shpresë në këtë vend për shkak të politikave, duke theksuar se të rinjtë sërish do të dalin e drejtësia do të vij për ta.