Deputetja Rudina Hajdari kërkoi që parlamenti të votojë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura.
Në fjalën e saj gjatë seancës parlamentare, Hajdari u shpreh se do t’i qëndrojë deri në fund kauzës, duke theksuar se është koha që t’i lënë qytetarët të votojnë kë ata dëshirojnë.
“Ky parlament këtë sesion, duhet të mbyllet me një arritje shumë të madhe si ajo e ndryshimit të sistemit dhe hapjes së listave në 2021. Do luftoja që t’i qëndrojmë fort kësaj kauze dhe t’i imponohemi edhe maxhorancës për t’i cuar këto gjëra deri në fund. Duhet të mbarojë koha kur nuk përfaqësojmë elektoratin, të futemi në garë me kapacitetet tona intelektuale, t’ja lëmë në dorë qytetarit për të zgjedhur kë do të fusë në parlament.”
Hajdari pohoi se Këshilli Politik është kthyer në një “arenë tjetër politikanësh që shohin interesat e tyre. “