
Hakerat, të cilët sulmuan qindra kompani në mbarë botën, të dielën kërkuan 70 milion dollarë për të rikthyer të dhënat e marra, raporton reuters.
Kërkesa u postua në një blog të përdorur zakonisht nga banda e krimit kibernetik REVil, një grupi më i madh i krimit kibernetik i lidhur me Rusinë.
Banda ka një strukturë të fshehur, herë pas here e bën të vështirë për të përcaktuar se kush flet në emër të hakerave, por Allan Liska i firmës së sigurisë kibernetike Recorded Future tha “pothuajse me siguri” se mesazhi erdhi nga drejtuesit kryesor të REvil.
Sulmi me virus, i quajtur ransomware i REvil ishte ndër më të fortët të ndodhur ndonjëherë.
Banda u fut në rrjetin e Kaseya, një firmë e teknologjisë së informacionit me bazë në Miami dhe përdori aksesin e tyre për të marrë të dhënat e disa prej klientëve të saj, duke vendosur një reagim zinxhir që paralizoi shpejt kompjuterët e qindra firmave në të gjithë botën.
Një përfaqësues i Kaseya tha se kompania ishte në dijeni të kërkesës për shpërblim.
Të goditurit përfshinin shkolla, institucione të vogla të sektorit publik, agjensi udhëtimi, banka, tha Ross McKerchar, zyrtari kryesor i sigurisë së informacionit në Sophos Group Plc (SOPH.L).