Lewis Hamilton u sulmua në mediat sociale me ofendime raciste gjatë garës dhe pas fitores së Çmimit të Madh britanik, sipas një deklarate të përbashkët nga Formula 1, FIA dhe ekipi i tij i Mercedes. Ai u përfshi në fillim të garës në një incident me drejtuesin Max Verstappen, i cili u përplas dhe doli jashtë garës.
“Gjatë, dhe pas, Çmimit të Madh Britanik, Lewis Hamilton u sulmua në mediat sociale pas një përplasjeje në garë”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët duke dënuar sjelljen “në termat më të fortë të mundshëm”.
“Këta njerëz nuk kanë vend në sportin tonë dhe ne nxisim gjetjet e përgjegjësve e dënimin e tyre”, theksohet në deklaratë.
“Formula 1, FIA, drejtuesit dhe ekipet po punojnë për të ngritur një sport më të larmishëm dhe gjithëpërfshirës, dhe raste të tilla të papranueshme të abuzimit në internet duhet të eleminohen.”
Verstappen, i cili u dërgua në spital për kontrolle pas garës, më vonë akuzoi Hamilton për “mosrespektim dhe sjellje jo-sportive”.
Një mbështetës publik i lëvizjes Black Lives Matter, Hamilton dha mbështetjen e tij një javë më parë për futbollistët e Anglisë Bukayo Saka, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, të cilët gjithashtu u abuzuan pasi humbën penalltitë në finalen e Euro 2020.