Ministria e Arsimit njoftoi hapjen e aplikimeve për praktika pune 3 mujore. Aplikuesit kanë afat deri në 31 korrik për të dërguar dokumentat.
“Nëse je një i/e diplomuar mes moshës 21-26 vjeç dhe je në kërkim të një përvojë pune pranë një institucioni qendror, njësie bashkiake, institucioni të pavarur apo shoqëri tregtare në vendin ku jeton, kjo thirrje është një mundësi shumë e mirë për ty”, shkroi në Facebook, ministrja e Arsimti Evis Kushi, të premten.
Kushi lajmëroi se ka 2 mijë vende praktike të profileve të ndryshme. Praktika do të zhvillohen mes datave 16 gusht – 16 nëntor.