
Rruga Milot – Lezhë është zhbllokuar nga dëbora njofton Ministria e Mbrojtes.
Dhjetëra qytetarë e kaluan natën jashtë, për shkak të bllokimit të kësaj rruge mbrëmjen e djeshme.
“Pas një pune të gjatë aksi rrugor është hapur me vështirësi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe ka filluar qarkullimi i mjeteve”, njofton ministria në Facebook.
E kalueshme është bërë edhe rruga Elbasan- Librazhd por vetëm me zinxhirë.
Ministria njofton gjithashtu se aktualisht trupat dhe mjetet e FA “janë të angazhuara në zonën e Nënshkodrës për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, të prekura nga përmbytjet.”
Nërsa rruga Korçë-Kapshticë po pastrohet nga borëpastrueset e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale të Drenovës është angazhuar për pastrimin e aksit Korçë-Kapshticë.