Segremti rrugor i Unazës së Madhe të Tiranës, nga rrethrrotullimi i qendrës tregtare ‘TEG’ deri tek mbikalimi i Farkës u hap të premten. Lajmin e dha Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe drejtori i Autoritetit Rrugor , ARRSH, Ergys Verdho.
“Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga ora 14:00 segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet“, njoftoi ministrja në një postim në Facebook.
Rruga 4 kilometra e gjatë do të lidhet me pjesën e mbetur të Unazës në Shkozë.