Hapet tenderi 150 milionë euro për rindërtimin e banesave në 9 bashki

Nga Exit News
Hapet tenderi 150 milionë euro për rindërtimin e banesave në 9 bashki

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për rindërtimin e banesave për familjet të cilat humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tenderi me vlerë rreth 130 milionë euro pa TVSH, parashikon ndërtime në 9 bashki: Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë.

Bashkia Tiranë do të zhvillojë tender të veçantë për rindërtimin.

Kompanitë e interesuara kanë afat deri në 14 gusht 2020 për të marrë pjesë në tender. Një kompani mund të aplikojë vetëm për një lot të projektit, ose për të gjithë projektin.

Kontrata me kompanitë fituese do të ketë afat 2 vjeçar.

Për vitin 2020, fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit është rreth 26 milionë euro, ose sa 20 për qind e velrës totale të tenderit.

Fituesit do të përzgjidhen sipas kritereve të mëposhtme:

  • 60 për qind të vlerësimit i merr oferta më e ulët e propozuar,
  • 30 për qind të vlerësimit i merr kohëzgjatja e punimeve e propozuar nga firma,
  • 10 për qind të vlerësimit i merr cilësia e punimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>