Pas 200 viteve, në Greqi u hap më 6 nentor, xhamia e parë e financuar nga qeveria në Athinë. Xhamia u ndërtua në vitin 1833.
Qindra mijëra myslimanë nga vendet si Pakistani, Siria, Afganistani dhe Bangladeshi që jetojnë në Athinë por qyteti nuk ka pasur një xhami zyrtare që pas largimit të pushtuesit osman.
Planet për të ndërtuar një xhami në Athinë filluan në 1890 por u deshën dekada që ato të materializoheshin për shkak të kundërshtimit nga popullsia ortodokse, nacionalistë, burokracia e ngadaltë.
Mes një shpërthimi të koronavirusit, vetëm një numër i kufizuar i adhuruesve, të veshur me maska dhe të ulur në një distancë nga njëri-tjetri për shkak të kufizimeve të Covid-19, morën pjesë në lutje.
“Është një moment historik për komunitetin mysliman që jeton në Athinë, ne kemi qenë duke pritur për këtë xhami për kaq shumë kohë,” tha Heider Ashir, një anëtar i këshillit drejtues të xhamisë.
“Falë Zotit, më në fund, ne kemi një xhami e cila është e hapur dhe ne mund të lutemi këtu lirshëm”.
Por myslimanët e tjerë ishin të pakënaqur me pamjen e xhamisë. Një strukturë gri, drejtkëndëshe, pa kupolë apo minare, nuk ka asnjë ngjashmëri me xhamitë e tjera në Evropë.