
Ndërsa shumë prej nesh mund t’i ketë ndodhur të harrojnë diçkja në tren, në autobuz, në avion, një njeri në Zvicër ka harruar 3 kilogramë arë.
Policia që prej tetorit të kaluar po përpiqet të gjejë pronarin e arit të gjetur, me vlerë 152,000 £, në një tren midis St Gallen dhe Lucerne.
Pronari ka pesë vjet kohë për të kërkuar arin në prokurorin e Lucerne, shkruhet në deklaratën e policisë.
Lajmi u bë publik me qëllim zbulimin e pronarit, pasi kërkimet e policisë rezultuan të pasuksesshme. Policia gjithashtu njofton se do të verifikojë pretendimet e cilitdo që do të paraqitet për ta marrë atë.