Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i bëri thirrje shqiptarëve në Malin e Zi të marrin pjesë në votime.
Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan:
“Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor. HTH”
Më herët, kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje shqiptarëve atje të votojnë partitë shqiptare.
Partitë shqiptare në Mal të Zi garojnë në zgjedhjet e 30 gushtit me një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave.