Haxhinasto: Ulet numri i aksidenteve rrugore

Rastet e aksidenteve me pasojë  vdekshmerine janë ulur me 20 për qind deklaroi sot Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Gjithashtu ai u shpreh se janë investuar 30 milionë euro në sinjalistikë dhe do të investohen 130 milionë euro në pesë vitet e ardhshme.

Por, përfaqësuesja e Bankës Botërore Sayed tha se për të ulur numrin e aksidenteve duhet të rriten investimet në sinjalistikë dhe mirëmbajtja.

“Shqipëria shpenzon vetëm 8% të buxhetit për investime në rrugë dhe kjo është vetëm 30 % e asaj që duhet.”- u shpreh Zonja Sayed.

Ministri i bëri publike këto shifra sot gjatë konferencës së “Standardeve e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë” organizuar nga TAP dhe Avis.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>