Hebrenjtë e mbijetuar nga kampi i Aushvicit, ceremoni virtuale përkujtimi

Nga Exit News
Hebrenjtë e mbijetuar nga kampi i Aushvicit, ceremoni virtuale përkujtimi

Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, hebrenjtë e mbijetuar nuk do të mund të mblidhen në muzeun e kampit të Aushvicit për të treguar historitë e tyre, siç bëjnë çdo vit.

Disa prej të mbijetuarve dhe zyrtarë të muzeut deklaruan për Reuters se organizimi i ceremonisë së përvitshme është i pamundur për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ceremonia, ku do të mbahen fjalime nga të mbijetuarit, do të zhvillohet virtualisht.

Marian Turski, një i mbijetuar 94-vjeçar, tha se shumica e atyre që kanë mbijetuar dhe janë ende gjallë, janë mbi 80 vjeç. Kjo i bën ata edhe më të rrezikuar nga virusi, ndaj nuk mund të vizitojnë kampin-muze.

Ndërsa Drejtori i Muzeut, Piotr Cywinski tha me keqardhje se ceremonia virtuale nuk është mënyra më efektive për të përçuar mësimet e Holokaustit:

“Asgjë nuk e zëvendëson dëshmimin e të mbijetuarve në vendin e ngjarjes, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me shikimin dhe dëgjimin. Kjo ka të bëjë me shikimin me sytë e tu, teksa ecën, prek, dhe përjeton [historinë].”

Kampi i Aushvicit, ngritur në tokën polake nga Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, është kthyer në muze që prej vitit 1947, dy vite pas mbylljes së kampit.

Më shumë se 1.1 milion njerëz, shumica e tyre hebrenj, vdiqën në dhomat e gazit në kamp ose nga uria, ftohja dhe sëmundjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>