Grupi Përkujtimor i Holokaustit do të ndërtojë banesën e Muhamet Bicakut, të shkatërruar nga goditjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
Babai i Muhametit strehoi në shtëpinë e tij rreth 20 familje hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shtëpia e tij, rreth 5o kilometra nga Tirana, në fshatin Qarrishtë, u bë e pabanueshme si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 Rihter, i cili shkaktoi 52 viktima dhe qindra të pastrehë.
Kur Muhameti ishte 5 vjeç, babai i tij strehoi refugjatë hebrenj në shtëpinë e tyre për t’i mbrojtur nga nazistët.
Në vitin 2007, ai në emër të familjes së tij mori ‘Çmimin e Guximit për Kujdesin’ dhënë nga Lidhja Anti-Shpifje. Në vitin 1996, si ai dhe babai i tij u vlerësuan nga Israeli me çmimin ‘I drejti mes Kombeve’ — çmimi kombëtar për qytetarët jo hebrenj që kanë rrezikur jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Johni Daniels, themeluesi i organizatën polake ‘Nga thellësia’ , pasi vizitoi Shqipërinë si pjesë e një misioni humanitar pas tërmetit zbuloi se shtëpia e Muhametit ishte shkatërruar. Ai i bëri thirrje komunitetit hebre:
“Familja e tij i dha njerëzve tanë nevojat bazike , një strehë, gjatë kohëve të vështira, duke i shpëtuar jetën atyre. Ndaj, sot ne duhet të mblidhemi bashkë për t’i kthyer nderin.”
Deri më tani organizata ka mbledhur 10 mijë dollarë ndihma për të ndërtuar banesën. Por Daniels tha se ata do të mbledhin 45 mijë dollarë, shumën e nevojshme për të përballuar të gjithë koston e rregullimit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 200 hebrenjë u strehuan në Shqipëri dhe u mbrojtën nga popullsia myslimane vendase.
Hebrenjtë u strehuan në shtëpi shqiptare. Ata i vendosnin fëmijëve të tyre emra myslimanë për ti fshehur identitetin dhe disa të tjerë u fshehën maleve.
Shumë hebrenj u strehuan ë qytetin e Beratit ku ende ekziston “lagjja e hebrenjve” e cila tani është boshatisur. Në Berat ndodhet muzeu i Hebrenjve, dhe Ylli i Davidit i vendosur në një xhami të qytetit, në të cilët hebrenjtë u lejuan të luteshin gjatë luftës