Helmimi i 60 nxënësve të shkollës Janaq Kilica, flet nxënësi i akuzuar

Nga Exit News
Helmimi i 60 nxënësve të shkollës Janaq Kilica, flet nxënësi i akuzuar

Policia ka akuzuar dy nxënës për helmimin e 58 nxënësve dhe 2 mësuesve të shkollës Janaq Kilica ne Fier. Sipas policisë, nxënësit kanë hedhur brenda shkollës spraj me lëndë gazi, i cili ka shkaktuar edhe helmimin.

Një nga nxënësit e akuzuar i ka mohuar akuzat. Në një intervistë për Balkanweb, nxënësi thotë se ka pasur spraj me vete, por në momentin kur ka ndodhur helmimi ka qenë jashtë shkollës.

Më poshtë intervista e botuar në Balkanëeb.

Çfarë ka ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”?

Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhjet ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi.

A ke pasur gjë me vete?

Kam pasur një sprajt që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.

Po kur ndodhi helmimi i dytë ishe në shkollë?

Jo, kam qenë në shkollë, por në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë.

Dy shokët e klasës tënde janë akuzuar për këtë ngjarje, çfarë di?

Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë.

Ishit në të njëjtën godinë?

Jo, ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër.

Çfarë ke dëgjuar për ngjarjen?

Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë.

Mendon se je akuzuar kot?

Po, edhe dy shokët e tjerë. Jam i sigurt.

Je nxënës i mirë në shkollë?

Po.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>