Një hetim i brendshëm mbi akuzat se Frontex largoi në mënyrë të paligjshme dhe ka dhunuar persona të vendit të tretë gjatë kalimit të kufirit, u gjetën të pavërteta.
Në tetë nga 13 rastet e dyshuara, Frontex zbuloi se “asnjë shtetas i një vendi të tretë nuk u kthye në kundërshtim me praktikat e mos detyrimit të refugjatëve ose azilkërkuesve për tu kthyer në një vend, në të cilin ata janë të detyruar t’i nënshtrohen persekutimit”. Pesë raste të tjera mbeten të pazgjidhura dhe nuk u dha asnjë informacion i mëtejshëm.
Raporti thotë:
“Bordi Drejtues ka gjetur se në total 8 nga 13 rastet e dyshuara se Frontex ka dëbuar azilkërkues të vendeve të treta në vende ku i kërcënohet jeta, nuk ka ndodhur, ose ndryshe Frontex nuk e ka shkelur Nenin 80 (2) i Rregullores (BE) 2019/1896. Në veçanti, 6 nga këto 8 raste ndodhën tërësisht në Ujërat Territoriale Turke.
Bordi i Menaxhimit gjithashtu merr shënim se, megjithë provat shtesë të mbledhura dhe të rishikuara nga Grupi, nuk ka qenë e mundur të përcaktohen faktet në lidhje me të pesë rastet e tjera”.
Dokumentet e marra nga FragDenStaat, një grup gjerman pro-transparencës dha informacion të detajuar mbi këto pesë çështje të pazgjidhura. Sipas dokumentave në dosjet e këtyre 5 rasteve ka disa shqetësime se agjencia mund të ketë qenë bashkëpunëtore në abuzimet me rikthimin e emigrantëve të vendeve të treta në kufijtë detarë të Greqisë.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se agjencia nuk i trajtoi dhe nuk hetoi siç duhet akuzat dhe nuk është e gatshme të mbajë përgjegjësitë.
Ka pasur raporte të shumta që nga viti 2020 në lidhje me incidentet se Policia Bregdetare greke dhe burra të maskuar kanë përgjuar, sulmuar dhe shtyrë mbrapa anijeve shumë emigrantë që përpiqeshin të kalonin kufirin.
Human Rights Watch ka thënë se hetimi i Frontex nuk arriti të hetonte në mënyrë të thellë “shumë incidente të tjera që prekën mijëra njerëz” të cilët raportuan se u morën dhe më pas “u braktisën në gomone të vogla në det”.
Ata vunë në dukje se raporti gjithashtu nuk arriti të shikonte “kthimet e dhunshme” në kufirin grek me Turqinë, ku stafi i Frontex ishte vendosur për më shumë se një dekadë.
HRW tha se “Komisioni i BE-së ka përgjegjësi që nuk mund të shmangen. Ajo nuk mund të tolerojë dështimin në adresimin e akuzave për kthime mbrapa dhe dhunë kundër emigrantëve, përfshirë ata që kërkojnë mbrojtje, në kufijtë e BE-së. ”
Ka pasur gjithashtu akuza se këto incidente po ndodhin në kufirin me Shqipërinë dhe Greqinë. Dy hetime të medias gjermane pretenduan se ata kishin intervistuar njerëz që ishin kthyer në mënyrë të paligjshme nga Frontex. Disa raportuan se u ishte refuzuar e drejta për të kërkuar azil dhe u kthyen mbrapsht përtej kufirit pa njoftimin e autoriteteve greke.
Por, përsëri, Frontex i mohoi këto incidente.
Në tetor, Exit News intervistoi dikë të përfshirë në trafikun e emigrantëve nga kufiri grek në Tiranë. Ai i tha Exitit se ata që janë kapur afër kufirit grek intervistohen dhe pastaj kthehen mbarpsht pa ndonjë përfshirje të autoriteteve Greke. Ai shtoi se ata që kthehen, shpesh provojnë përsëri dhe përfundojnë në Shqipëri 24 orë më vonë.
Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme ka refuzuar në tre raste për t’iu përgjigjur kërkesave të lirisë së informacionit mbi çështjen. Exit ka pyetur se sa emigrantë kanë ardhur në Shqipëri në vitin 2020, cili është procesi i trajtimit të tyre dhe sa kërkojnë azil.
Dje, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të re me Frontex pasi zyrtarët qeveritarë e quajtën bashkëpunimin e mëparshëm “një histori suksesi”. Është raportuar gjithashtu se Frontex shpreson të ketë rojet e tyre në Greqi të armatosur nga vera.
Frontex, i cili është i vendosur në Varshavë e konsideron veten një “forcë të zbatimit të ligjit” dhe po përpiqet të marrë pozicionin e saj ligjor në lidhje me mbajtjen e armëve.
Drejtori ekzekutiv, Fabrice Leggeri u tha eurodeputetëve këtë javë se ata kanë arritur një marrëveshje me Athinën që do të lejonte rojet e Frontex të mbanin armë në Greqi.
“Ne jemi një agjensi e plotë e BE … por ne jemi gjithashtu një forcë e zbatimit të ligjit evropian të plotë,” tha ai. Ai konfirmoi se kontrollet janë duke vazhduar për ata roje që do të mbajnë armë.
“Ne jemi në proces të verifikimit të stafit të kategorisë një në mënyrë që të mund t’i vendosim ata me përdorimin e forcës”, tha ai.